Tronditëse ka qenë ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku 52-vjeçarja Fatbardha Likrama u hodh nga pallati duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ditën e sotme motra e saj, Flutura Kalemaj ka folur për median se e ndjera kishte rreth 28 vite që dhunohej sistematikisht nga burri dhe gjithë familjarët e tij.
E motra mes lotësh pohon se policia e Elbasanit nuk ka marrë asnjë masë pavarësisht denoncimit të bërë nga Fatbardha, si dhe ka rrëfyer detaje rreth vetëvrasjes së saj.
Dëshmia e së motrës:
“Motra ka 30 vite martesë. Dhuna ka nisur që vitet e para. Rrih vjehrra, vjehrri, kunata e burri, e di gjithë lagjja. E shkreta më tha se i ishin turr vjehrrit dhe e kishin kapur nga flokët dhe e kishin tërhequr zvarrë. Herën tjetër erdhi te unë e më tregoi, i shoqi i kishte thyer dhëmbët. Këto kanë pas një dyqan, më tha një komshie Bardhën tha e gjuajti kunata bam dhe kësaj i kishte rënë të fikët te dyqani.
Vezirja komshia e kishte tund motrën: O bardha o bardha! Ka dëshmitarë për këtë punë, motra e burrit e ka rrahur 30 vite kështu!
Bardha atë ditë bëri dhe 3 tepsi me byrekë, i thashë të lahej në dush në darkë. Në 5 e 20 erdhi ky çuni i vogël i tha hajde o ma në shtëpi, motra i tha për çfarë të vij. 24 vjeç është ai dhe nga ora 6 më tha motra po ik se do marr ca rroba te shtëpia.
U vonua dy orë dhe erdhi, më tha se çuni i madh ia kishte mbyllur derën. Vajti buça te motra thoshin atje. Erdhi dhe më plas 3 çanta me rroba këtu, më tha o do ndahem ose do vras veten. Më tha do vras veten, i shkofsha atje afër.
Mendo për veten tënde jo për fëmijët i thashë. Shko në polici i thashë.
U vonua shumë kur iku dhe në orën 1 teksa flisja me vëllain në telefon të hënën, bam bam dera. Krim të kishte bërë nuk e kishin mbajtur aq gjatë, ajo tha se më dhanë urdhër mbrojtjeje.
Ishin të gjithë policë, hynin e dilnin, talleshin me mua. Erdhi më pas ditën tjetër ai djali vet si qen i tërbuar: Pse ma mbani mamin?!
I thashë ka urdhër mbrojtjeje. Nga frika iku e shkreta sërish në shtëpi.