Vetëvrasja e fermerit/ Reagon PD: Këmbanë alarmi, duhet mbështetje që këto fatkeqësi të mos ndodhin më

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vetëvrasjen e fermerit në qytetin e Roskovecit, pasi prodhimi i serave të tij shitej me çmim shumë të ulët, dhe kësisoj, nuk arrinte të nxirrte fitime të mjaftueshme për të paguar kredinë.

Me anë të një reagimi në ‘Facebook’, deputeti i Fierit Enkelejd Alibeaj shkruan se PD ka denoncuar me forcë braktisjen e skemës së subvencioneve për fermerët, duke favorizuar 2-3 oligarkë importues që sjellin nga jashtë çdo produkt që fare mirë mund të ishte vendas.

Sipas tij fatkeqësi të tilla janë një kambanë alarmi për situatën në të cilën ndodhet sot ekonomia dhe bujqësia shqiptare.

Postimi i plotë:

Një fermer i ka dhënë fund jetës në Roskovec, sepse prodhimi i serave të tij shitej me çmim shumë të ulët, dhe kësisoj, nuk arrinte të nxirrte fitime të mjaftueshme për të paguar kredinë.

PD e ka denoncuar me forcë braktisjen e skemës së subvencioneve për fermerët, duke favorizuar 2-3 oligarkë importues që sjellin nga jashtë çdo produkt që fare mirë mund të ishte vendas

Fermerët e kanë të pamundur të paguajnë këstet e kredisë çdo muaj, pasi prodhimet e tyre për shkak të rënies së konsumit dhe konkurrencës së pandershme që u bëhet me produkte importi, në shumicën e rasteve nuk shiten.

Fatkeqësi të tilla janë një këmbanë alarmi për situatën në të cilën ndodhet sot ekonomia dhe bujqësia shqiptare. Në këtë ditë të vështirë, ne ndajmë dhimbjen me familjen e të ndjerit.

Zëri ynë në mbështetje të fermerëve ka qenë përherë i fortë, me propozime konkrete në mbështetje të njerëzve të punës që sakrifikojnë cdo gjë për të punuar ndershmërisht dhe për të dhënë kontributin e tyre në shoqërinë tonë. Zëri ynë në mbështetje të fermerëve do të jetë edhe më i fortë, që këto tragjedi të mos ndodhin më!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *