Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për tre policët e komisariatit të Kavajës, pas vdekjes së 31-vjeçarit Ilvi Meta.
Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e arrestit më burg për Petrit Berhamaj, Bexhet Berberi dhe Rushit Kola.
Tre efektivët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.
Ngjarja e rëndë ndodhi para pak ditësh ku Meta ishte shoqëruar në Komisariatin e Kavajës, i akuzuar për vjedhje.
Në rrethana të paqarta ai i dha fund jetës së tij, duke u vetëvarur.
Megjithëse hetimet paraprake për ndarjen nga jeta të 31-vjeçarit Ilvi Meta, brenda komisariatit të Kavajës, treguan se kemi të bëjmë me një vetëvrasje familjarët ngrenë hije dyshimi, sepse sipas tyre ai nuk e vuante shoqërimin në polici apo dënimin.