KPK ka konfirmuar në detyrë sot disa prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët kanë kaluar me sukses vettingun.
Mësohet se është konfirmuar në detyrë gjyqtarja Majlinda Dogga, prokurori Robert Kote si dhe gjyqtarja Olkeda Lice.
Siç shihet nga disa pamje të publikuara nga LSA, gjyqtaret dhe prokurori e kanë mirëpritur vendimin, mes buzëqeshjeve dhe përqafimeve.