Vettingu e shkarkoi, KPA rikthen në detyrëProkurorin e Tiranës (Emri)

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani, i cili u shkarkua nga shkalla e parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vendimin e datës 11 tetor 2019 vendosi ta shkarkojë Prokurorin për shkak të problemeve me pasurinë.

Ne ate periudhe Tavani ka dhënë shpjegimi për problemet e konstatuara nga hetimi administrativ dhe ka kërkuar konfirmimin në detyrë. Shpjegimet e dhëna nga prokurori kanë bindur vetëm një anëtar të trupës gjykuese të KPK-së. Dy anëtarët e tjerë kanë vendosur për shkarkimin nga detyra të prokurorit.

Por prokurori e apeloi kete vendim dhe pas dy viteve, KPA vendosi ta riktheje ne detyre.

Vendimi i dhene sot per rikthimin ne detyre:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2020, datë 09.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
  1. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.11.2021.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *