Vettingu i politikanëve/ Berisha: SPAK është instrument i Ramës, duhet bërë në Kuvend

Ish-lideri i vendit Sali Berisha gjatë ‘foltores së tij në Berat ka folur edhe rreth vettingut në politikë duke theksuar se nuk duk duhet të bëhet në strukturat e SPAK por vetëm në kuvend.

Gjithashtu, ai shtoi se kuorumi mbi 50% për mbledhjen e Kuvendit të PD është mbledhur dhe se në këtë Kuvend, do të bëhen ndryshime statusore që do e forcojnë më shumë atë, si dhe do të krehjen në parti, persona që kanë kontribuar ndër vite.

“Vetingu i politikanëve është i domosdoshëm, por jo mbi rregulla policeske, por mbi rregulla transparente. Ne bëmë një ligj, Komisioni i Venecias e përmbysi. Vetingu bëhet dhe bëhet më mënyrën më transparente. Ne kemi hequr imunitetin për korrupsionin. Kemi ligj anti-mafia të shkëlqyer. Se si mundet një forcë politike që e quan veten demokratike, të propozojë që të vendosë SPAK-u për mandatet e deputetëve, që është i Ramës, do të thotë që je skllav i tij. Janë këto rrethana që na ftojnë ne demokratëve të mbledhim Kuvendin, e ju të merrni vendin qendror, të zgjidhni, këshilltarët tuaj, deputetët tuaj, të përcaktoni kufijtë e kryetarit.

Për të gjitha këto, mendoj që çdo demokrat dhe demokrate duhet të firmos për kuvendin e ardhshëm. Kuorumi mbi 50% është tejkaluar me kohë. Ne do të mbledhim kuvendin. Do të bëjmë ndryshime thelbësore në statut, do të hapim idenë e fraksioneve, do të bëjmë që të kthehen të gjithë ata që kanë vendosur një tullë në këtë parti. Do të bëjmë gjithçka që fëmijët tanë të shohim që po punojmë për ta”, u shpreh Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *