Vettingu largon përfundimisht nga sistemi i drejtësisë Fatmira Hajdarin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nxjerrë përfundimisht Fatmira Hajdarin nga sistemi i drejtësisë.

Gruaja e Azem Hajdarit është shkarkuar fillimisht nga KPK, pasi nuk justifikonte me burime të ligjshme pasurinë prej 950 mijë dollarë. Nga vlerësimi i kryer, rezulton se Hajdari nuk ka bërë deklarim të mjaftueshëm dhe nuk ka bindur komisionin lidhur me pasurinë.

Fatmira Hajdari ka qenë pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2000, fillimisht si gjyqtare në gjykatën e Tiranës.

Që prej vitit 2013, Hajdari u emërua në gjykatën e Apelit të Tiranës, me dekret të presidentit.

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *