Vettingu në polici/ Shkarkohet drejtori i Lezhës Vehbi Bushati

Drejtori i Policisë së Lezhës Vehbi Bushati është shkarkuar nga detyra, për shkak të procesit të vetting-ut.

Ai nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale.

Trupa e Vlerësimit e Agjencisë Mbikëqyrjes Policore vendosi largimin nga pozicionet drejtuese të Vehbi Bushatit. Vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet Subjektit të Vlerësimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *