“Vettingun duhet ta bëjë për vilën në Surrel”/ Berisha: Rama po kërkon të largojë elitën nga vendi

Kryedemokrati Sali Berisha në mbledhjen e grupit të  PD-së, ka folur për  protestën e pedagogëve, ku nuk kanë akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, ku sipas tij i pari i qeverisë po kërkon që të largojë elitën nga vendi.

Berisha gjithashtu shtoi se Rama po i bën presion pedagogëve presion me vettingun, por sipas tij, i pari që duhet të bëjë vettingun është kryeministri, i cili sipas tij ka ndërtuar një vilë në Surrel pa asnjë faturë.

“Elita e Kombit tonë që ka si shtëpi Universitet është në grevë. Në protestë për kërkesat më elementare, më mund të paraqiten nga një trup akademike.

Rama po sillet sikur të kishte nxjerr Enver Hoxha nga hunda. Ky është kreu i një organizate më korruptive në Europë. Firmos qindra milion dollar, ku entet i thonë je në kundërshtim me ligjin. Ky kërkon vetting pedagogëve. Ka fytyrë ky që parkun rreth shtëpisë 5 mijë metra katror e ka blerë me 2 dollar. Parku është në zonë të ndaluar, në zonë të mbrojtur. Ky që u përmend vettingun si hanxhar pedagogëve. Ja kush flet për pastërti figure. Zonja e tij thotë u bënë me kurbanin. Ai thotë u bë me emigracionin. Ai nuk ka asnjë faturë. Ai ka deklaruar se sa lek ka, por sarajet e tij u ngritën komplet. Ky kërcënon me mbyllje universitete. U mbylla thotë po u futët në grevë.” tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *