Presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, posedonte disa vetura gjatë kohës që ushtronte këtë detyrë, por e “preferuara” e tij ka qenë edhe një veturë “Cadillac Deville”.
Por këtë veturë sot e ka dikush tjetër! Bëhet fjalë për ish-ministrin e Qeverisë së Kosovës, Astrit Haraqijan, i cili sot qarkullon në qytet me mjetin e presidentit të ndjerë.
Ai këtë veturë, “Cadillac Deville” a ka marrë dhe e ka riparuar tërësisht dhe ka disa vite që e drejton nëpër qytet, ku shihet shpesh në rrugët e kryeqytetit. Ndërsa gjithashtu i ka vendosur edhe targat e Komunës së Gjakovës.
/Priza.al/