Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konstatuar se në 13 subjekte në Qarkun e Vlorës për tregtim të ushqimeve të pasigurta, ku janë gjobitur të gjitha bizneset që ukapën me shkelje.
Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka vijuar me kontrollet dhe monitorimet në subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, në magazina frigoriferike, në supermarkete dhe fastfood-e.
AKU bën me dije se gjatë ushtrimit të kontrolleve është konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi, kundëretiketë në gjuhën shqipe dhe vezë të vendosura në kuti pa vulë dhe logon përkatëse.
Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese e AKU-së vendosi masa administrative me gjobë në vlerën 6.150.000 lekë, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 21.840 kokrra vezë dhe produkte sallamarie të pasigurta për konsum.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm në terren në të gjithë vendin, për garantimin e ushqimit të sigurt për konsumatorin.