Burrë e grua janë dhunuar sot në një qendër votimi në fshatin Vashtmi të bashkisë së Maliqit. Çifti janë dhunuar me karrige për shkak të bindjeve të tyre politike.
Burrë e grua janë goditur me karrige nga vëzhguesi i PD-së në fshatin Vashtmi në Korçë.
Një person i ka goditur me karrige në kokë, duke gjakosur çiftin e bashkëshortëve.
Të plagosurit janë transportuar në spital, pasi kanë marrë dëmtime në kokë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Burimet bëjnë me dije se vëzhguesi i PD-së i identifikuar si Drini Qylalli, ka goditur me karrige dy simpatizantët e PS-së, burrë e grua. Personat e lënduar janë identifikuar si Ardian Avdolli dhe bashkëshortja e tij.