VIDEO/ 1 javë nga hapja, Policia bën ‘kërdinë’ me gjoba dhe heqje patentash në ‘Rrugën e Arbrit’

Vetëm 1 javë pas hapjes së Rrugës së Arbrit policia duket se do ta ketë një ndër akset rrugore që do ta monitorojë me radarë por edhe më makinën inteligjente. Në 2 ditët e fundit janë pezulluar 30 patenta ndërsa janë ndëshkuar me gjobë 252 shoferë. 141 prej tyre janë konstatuar në shkelje të dyfishtë apo trefishtë. Policia njofton se monitorimi është kryer me makinën inteligjente dhe me radarë.

Si rezultat i monitorimit, gjatë dy ditëve të fundit, në rrugën e Arbrit janë konstatuar 11 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi 70 km /h, ku shpejtësia e lejuar është 40 km/h, pasi rruga është akoma në ndërtim. Këtyre drejtuesve u është pezulluar leja e drejtimit, nga 1 deri në 3 muaj, si dhe janë ndëshkuar edhe me masë administrative nga 7000 deri në 15000 lekë secili.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët nacionale dhe qendrat urbane në të gjithë vendin monitorohen me radarë, kamera, aparate fotografike dhe patrulla të lëvizshme, me makina të paloguara.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *