Porti i Durrësit është dyndur nga pasagjerët këto ditë, kryesisht të atyre që vijnë nga Italia.
Kjo jo pa qëllim, pasi këtë të mërkurë në stadiumin “Air Albania” do të luhet sfida mes Romës dhe Feyenoord-it.
Bëhet me dije se kanë qenë 1100 pasagjerë të tifozëve Romës të cilët kanë ardhur me linjën e tragetit Bari-Tiranë.
Gjithashtu pritet që me tragetin e Ankonës të vijnë edhe 214 udhëtarë. Në videon e mëposhtme shihet se si një grup tifozësh italianë janë grumbulluar në sheshin e portit, ndërsa pranë afrohen dy efektivë policie.Efektivët mundohen që të sqarojnë tifozët dhe t’i tregojnë rrugën që ato do të ndjekin drejt kryeqytetit, ku do të jetë dhe sfida tepër e rëndësishme për ta.