Pamje të tilla janë të zakonshme në Shtetet e Bashkuara ndaj dhe efektivët e policisë janë gjithmonë në gatishmëri me njërën dorë tek arma e mbushur.
Ky është momenti kur një shpërndarës i dhunshëm droge, pasi zbret nga kamionçina e tij, qëllon në kokë me breshëri automatiku një polic, baba të tre fëmijëve, gjatë një ndalimi të zakonshëm rutinë.
Pamjet e videos së rëndë tregojnë kriminelin e dhunshëm Omar Felix Cueva, 39 vjeç, duke dalë nga vendi i shoferit të kamionçinës së tij “Chevrolet”, me një pushkë automatike të tipit “AR-15”, përpara se të qëllonte me një të shtënë në drejtim të oficerit të New Mexico-s, Darrian Jarrott, në pjesën e pasme të automjetit.
Pas kishte ndalur mjetin, oficeri Jarrott, 28 vjeç, ra në tokë i vdekur nga goditja që mori në kokë nga trafikanti i armatosur Cueva, i cili nuk u mjaftua më një të shtënë por shkoi tek ai dhe i dha edhe disa goditje të tjera me armën e tij automatike.
Më pas keqbërësi i armatosur rëndë, mori kamionin dhe vijoi me një ndjekje policore për rreth 40 milje para se ai të mbeste i vdekur në një breshër plumbash nga kolegët e policit të vrarë.
Oficeri Jarrott e kishte ndaluar keqbërësin Cueva, pasi ishte sinjalizuar se ai njeri lëvizte i armatosur dhe se, kishte një “të kaluar të dhunshme kriminale”, përfshirë akuzat për shpërndarje droge
Nga sa mësohet, krimineli i armatosur ishte rrugës për të shkuar në një marrëveshje droge, por bashkë me mallin ai mbante edhe armë në automjetin e tij.
Polici e kreu ndalimin dhe gjatë tij ai kaloi te dritarja anësore e pasagjerit të kamionit të bardhë të Cueva-s, ku nga pamjet e videos së automjetit policor tregohet qartë se oficeri thotë me mirësjellje: “Mirmëngjes, zotëri. Emri im është Darrian Jarrott. Unë jam me Policinë e Shtetit të New Mexico-s. Arsyeja e ndalimit është ngjyra e dritares tuaj që është paksa e errët”.
Por më pas ngjarja ka rrjedhur me shpejtësi drejt asaj që u bë një skenë fatale krimi, por e dokumentuar nga kamera e automjetit të policisë, ndaluar pas makinës së keqbërësit.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/