Një vajzë adoleshente u vra brutalisht nga 10 burra pasi nuk pranoi të martohej me kushëririn e saj. Sipas mediave të huaja, “vrasja e nderit” u filmua nga vrasësit dhe tregon 18-vjeçaren Eida Al-Hamoudi Al-Saeedo të ekzekutuar në një fshat të shkretë afër Al-Hasakah, një qytet në veri-lindje të Sirisë.
Eida u përpoq të ikte me të dashurin e saj por u ndoq nga familja dhe fisi i saj, thonë raportet nga Akhabaralaan.net. Siç thuhet më tej, në pamjet e tmerrshme video, adoleshentja bërtet për ndihmë ndërsa tërhiqet zvarrë për tokë nga tre burra të armatosur.
Viktima pastaj shtrihet duke u tundur në dysheme në një përpjekje për t’u ngritur para se një vrasës tjetër të qëllojë një plumb në kokën e saj dhe trupi i pajetë i Eida të mbulohet me një mbulesë të kuqe.