Tottenham ka bërë detyrën ndaj Nottingham në transfertë, duke e mposhtur 0-2.
Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane i bëri të gjitha vetë në këtë ndeshje. Kane realizoi golin e parë të sfidës në minutën e pestë, pas një assisti të Kulusevskit.
Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte pati mundësi të dyfishonte shifrat në minutën e 56-të, por po Kane do gabonte nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithsesi, 29 vjeçari do qetësonte tifozët e skuadrës së tij me rrjetën e dytë personale në fund.
Nottingham Forest 0-2 Tottenham
Goal Harry Kane. pic.twitter.com/kiAE7Co7Yk
— Fast GøaIs. (@iF29s) August 28, 2022