Shqipëria është sërish kryefjalë në mediat Serbe, këtë herë për një sasi të konsiderueshme droge që është kapur në vend, që dyshohet të jetë transportuar nga Shqipëria.
300 kilogramë mariuanë është sekuestruar në Tërnovec të Madh, e cila shkonte nga Shqipëria në drejtim të Serbisë. Ky operacion antidrogë është finalizuar nga policia Serbe ditën e sotme dhe në lidhje me këtë operacion janë arrestuar pesë persona.
Sipas mediave serbe në pranga kanë rënë : EN (1972), MA (1987), FL (1993), BS (1982) dhe AT (1953).
Gjatë kontrollit u gjetën 87 pako me marijuanë, të përgatitura për shitje të mëtejshme.
Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas do të dërgohen në prokurorinë kompetente brenda afatit ligjor.
/Priza.al/