VIDEO/ 9-vjeçari talent në kitarë, në një vit e gjysmë Ledioni fiton 10 çmime në 5 shtete

Është vetëm 9-vjeç, por Ledion Halitaj e ka nisur mbarë rrugëtimin në muzikë. I riu ka filluar të merret me kitarë nga janari i vitit 2020 dhe brenda të njëjtit vit ka fituar disa çmime ndërkombëtare.

Për moshën që e ka, Ledioni konsiderohet si talent i rrallë. Ledioni tregoi për një televizion se tashmë numëron 10 çmime të rëndësishme në 5 shtete. Në Rumani, Ledioni ka fituar çmimin e parë të jurisë dhe çmimin e publikut në kategorinë ‘Junior’.

Ai gjithashtu ka zënë vendin e parë në dy kategori në Shkup, një vend të parë në Mal të Zi dhe një në Kosovë. Ndër të tjera, ai tregoi se tashmë ka synim të rrëmbejë sërish çmimin e parë në festivalet që dëshiron të marrë pjesë, në Mitrovicë dhe në Pejë.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *