Kandidatja e PD-së për deputete Grida Duma, ka bërë një premtim përpara zgjedhjeve të 25 prillit, sipas të cilit ajo përbetohej se PS-ja dhe Veliaj nuk do të merrnin asnjë votë më në Kavajë dhe Rrogozhinë.
Madje zotimi i demokrates simpatike Duma, shkoi deri atje sa ajo deklaroi dorëheqjen e saj, nëse Veliaj merrte 7% të votave dhe mandate në këto dy bashki që dikur kanë qenë bastione të PD-së.
“Erion Veliaj të futet në listë dhe të konkurroj dhe të dalë përballë këtu me mua, dhe nëse merr ai në Kavajë dhe Rrogozhinë 7% të votave, ja këtu jemi burrash, po ju them që unë e lë mandatin!”,- ka deklaruar Grida Duman ë një prej takimeve elektorale e pyetur nga qytetarët.
Por pas përfundimit të zgjedhjeve më 25 prill dhe numërimit të kutive, ashtu si në shumë zona të Shqipërisë, PD-ja ka mbetur me “gisht në gojë” nga rezultati që kanë nxjerrë votat në shumë zona.
Ashtu si edhe PD-ja, duket se edhe Grida ka mbetur po me “gisht në gojë” për Kavajën dhe Rrogozhinën.
Tani sipas kësaj video që “Priza.al” po publikon sot, Grida nëse është vajzë që e mban fjalën, normalisht duhet të japë dorëheqjen, ose të mos e pranojë mandatin e saj.
Eh, kjo mbetet për t’u parë…
/Priza.al/