VIDEO/ A po shkonte Fifi në ‘gijotinë’? Të gjithë vipat qajnë dhe ‘qurraviten’ për daljen e këngëtares nga shtëpia

Fifi u largua përfundimisht nga shtëpia e Big Brother Vip ditën e djeshme. Ajo bëri gati valixhet dhe u takua me banorët, duke i dhënë kështu fund rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Videoja ka bërë xhiron në rrjet teksa Fifi ndahet nga banorët. Ndjekësit në rrjetet sociale janë ndarë në dy pjesë, ku njëra palë ka mbajtur ‘zi’ dhe pala tjetër janë ‘kënaqur’ me situatën. Banorët duken të përlotur sikur kanë humbur ndonjë familjar dhe jo se Fifi ka dalë nga shtëpia. Sjellja e tyre të shtyn të mendosh sikur Fifi ka shkuar drejt ‘gijotinës’ dhe sikur nuk do ta shikojnë më pas daljes së tyre.

Kujtojmë se gjatë spektaklit të së martës Fifi u ndje keq pas debatit me Balina Bodinakun dhe humbi ndjenjat. Balina i tha Fifit të mos ndërhyjë mes Sarës dhe Pajtimit dhe se gjithë këtë po e bën për vëmendje. Fifi reagoi ashpër ndaj këtyre fjalëve dhe kërkoi të largohej menjëherë nga shtëpia, kur në atë moment i ra të fikët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *