Veronika Dichka adoptoi një ari nga parku safari, dhe tani shkon për peshkim me shokun e saj me gëzof. Veronica zbulon në rrjetet sociale aventurat me kafshën e saj Archie.
Ajo e shpëtoi Archie nga parku safari dhe që atëherë kjo dyshe e lezetshme nuk është ndarë, dhe aktiviteti i tyre i preferuar i përbashkët është peshkimi. Atyre u pëlqen më shumë të pushojnë në liqenin në Novosibirsk.
“Archie më sheh si një anëtar të familjes së tij, ne ndajmë ushqim, ai fle në krahët e mi dhe fshihet pas meje kur është i frikësuar”, tha Dichka për Daily Mail.
“Ai e kalon çdo ditë me ne dhe i pëlqen uji dhe lumi. Shpesh përpiqem ta çoj në një vend të ri, ku nuk kemi qenë, ku mund të bëjmë fotografi, pa u torturuar, por duke jetuar”, tha ajo.
/Priza.al/