Prej ditësh, Spanja është përballur me një valë të madhe emigrantësh të ardhur nga Maroku dhe shtete të tjera të Afrikës, një pjesë e madhe e të cilëve e kanë kaluar edhe me not ngushticën.
Për të mos pranuar afrimin e tyre në vend, autoritetet spanjolle kanë angazhuar ushtrinë, e cila prej ditësh, ndodhet në pikat kufitare të vendit dhe brigjet detare.
Sakaq, një video e publikuar së fundmi në rrejte sociale ka nxitur reagimin e mijëra personave.
Në të shihet një vullnetare e Kryqit të Kuq, teksa përqafon një emigrant që qan në krahët e saj. Vullnetarja i ofron ujë dhe e përkëdhel lehtë në kokë, ndërsa emigranti, qan me ngashërim te ajo.
Dhe Luna, një vullnetare 20-vjeçare e Kryqit të Kuq, po i jepte një shishe ujë një emigranti që qante në një plazh me rërë në anën spanjolle.
“Sapo e përqafova atë. Përqafimi i dikujt që kërkon ndihmë është gjëja më normale në botë”,- ka thënë Luna, një studente, për televizionin spanjoll “TVE”, gjithashtu dhe vullnetare në Kryqin e Kuq.
“Emigranti qau duke mbajtur dorën e mikut të tij që ishte pa ndjenja. Ai kishte frikë se kishte vdekur”,- tha Luna.
“Ai po më thoshte diçka në frëngjisht, unë nuk kuptoja asgjë, por ai po numëronte diçka me gishta. Jam e bindur që ai numëroi miqtë që humbi gjatë udhëtimit për këtu”,- shtoi ajo.
/Burimi: Reuters/Priza.al/