Një akrobat 27-vjeçar i quajtur Nathan Paulin, dhuroi një shfaqje spektakolare për qytetarët e Parisit, pasi eci përgjatë një litari të lidhur në Kullën e Eifelit, në një lartësi prej 70 metrash.
Akrobati, i cili ishte i lidhur me një litar sigurie, eci zbathur rreth 30 minuta mbi litarin e gjatë 600 m, si pjesë e një shfaqjeje akrobatike për të nisur Olimpiadën Kulturore në Paris. Madje akrobati 27-vjeçar u shtri në litar për të shijuar pamjen panoramike. Ai tha se i duhej të ushtronte për katër vjet për të arritur suksesin mbresëlënës.
Për mediat Nathan e u shpreh se “ishte një eksperience fantastike por jo e lehtë. Të ecësh për 600 metra dhe të qëndrosh i fokusuar pavarësisht çfarë ndodh rreth teje është e vështirë, më pak e lehtë se sa e mendoja dhe se sa kam bërë më parë, por ishte shumë e bukur,” u shpreh ai.
/Burimi: BBC/ Përshtati Priza.al/