Paraditen e kësaj të mërkure është bllokuar tuneli i Krrabës.
Burime për mediat bëjnë me dije se një mjet është djegur, ku për pasojë janë krijuar shtëllunga të mëdha tymi, duke paralizuar dhe qarkullimin e automjeteve të tjera.
Mësohet se automjeti ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik.