Lewis Hamilton dhe Max Verstappen u përplasën në xhiron e 26 -të të Çmimit të Madh të Italisë, duke dalë jashtë garës për titullin kampion. Piloti i Red Bull depërtoi më tepër seç duhej duke u përplasur me pilotin britanik.
Kjo është ajo që ndodh, kur nuk të lejnë hapësirë”, tha Verstappen në radio ndërsa largohej i mërzitur. Daniel Ricciardo fiton Çmimin e Madh në raundin e 14 të sezonit të Formula 1. Shoferi australian e rikthen McLaren në podium. McLaren zuri vendin e dytë me Lando Norris, ndërsa mbylli podiumin Valtteri Bottas.
/Priza.al/