Një tjetër aksident ka ndodhur pasditën e sotme në aksin Milot-Rrëshen ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas policisë, 4 personat e plagosur janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë”
/Priza.al/