Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesi i një automjeti, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.11.2021, rreth orës 13:00, në autostradën Tiranë – Elbasan, janë përplasur dy mjete.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi K. G, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/