Një shqiptar 25-vjeçar është bërë protagonist dhe shkaktar i një aksidenti të rëndë në Itali.
Ai ka shkaktuar një aksident të rëndë mbrëmjen e djeshme, duke lënë të plagosur dy persona.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka përplasur një motor me dy pasagjerë dhe e gjithë ngjarja është regjistruar nëpër telefonat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, të cilët siç duken nga pamjet, shokohen pas asaj që ndodh.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari po drejtonte një makinë tip “Fiat Punto” dhe teksa po kryente disa manovra në shesh. përplaset fuqishëm me një motor, ku udhëtonin një djalë maroken 20 vjeç së bashku me një adoleshente 14-vjeçare.
Kjo e fundit ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe i është thyer nofulla, ndërkohë 20-vjeçari është dërguar në spital vetëm me dëme në fytyrë.
25-vjeçarit i është sekuestruar makina, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur dhe të rrezikshme.
https://www.youtube.com/watch?v=kiDc46LLmfc
/Priza.al/