Aksident në kryqëzimin e “Savrës” në superstradën Lushnjë-Fier 5 km në dalje të qytetit të Lushnjës. Dy automjete janë përplasur ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa “AB836DS” dhe një “Opel Meriva” më targa “AA256JU”.
Aksidenti ka sjellë radhë kilometrike në dy kahet e lëvizjes nga Lushnja drejt Fierit dhe anasjelltas.
Përplasja ka qenë e fortë dhe “Benzi” është ndalur në barrierën e rrugës në qendër të superstradës, ndërsa “Opeli” ka përfunduar dhjetëra metra më tutje.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe për të disiplinuar trafikun e automjeteve.
Mësohet se një prej të plagosurve nga aksidenti do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
/Priza.al/