Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme, ku tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Burime për “Priza.al” raportojnë se ngjarja ka ndodhur në segmentin Maminas-Sukth. Ende nuk ka raportime për të lënduar apo viktima.
Ajo çfarë dihet paraprakisht është se sapo është sinjalizuar për këtë aksident, policia dhe një ambulancë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.