Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë pranë spitalit psikiatrik Vlorë, në rrugën ‘Reshat Osmani’. Mjeti tip Ford Fusion me targa “AA892TZ”, është kthyer përmbys në rrugë.
Shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë e automjetit. Nga informacionet paraprake raportohet për dëme materiale.