Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në brendësi të Tunelit të Kalimashit, ku nga manovra e gabuar e një autoveture ka ndodhur një aksident fatal me një tjetër autoveturë brenda tunelit.
Nga kjo përplasje ka pasur një të vdekur dhe të paktën 4 të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë brenda tunelit, në rrugën që të sjell nga Kukësi për në drejtim të Tiranës.
Shërbimet e policisë, urgjencës dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë sapo kanë marrë njoftimin në vendngjarje.
Sipas policisë, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë, një pasagjere nga Shkopeti ka ndërruar jetë.
Katër pasagjerët e tjerë janë plagosur e janë dërguar për kurim në Spitalin e Kukësit.
Njoftimi i policisë:
“Kukës/ Informacion paraprak
Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash-Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”.
/Priza.al/