Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, mbërriti menjëherë në vend ngjarje pas aksidentit mes urbanit të Unazës dhe një automjeti pranë kinema “Agimi” ku për pasojë të dy mjetet përfunduan në Lanë.
Pasi inspektimit të situatës aty, Veliaj ka shkuar në Spitalin e Traumës ku ka vizutuar pesë të lënduarit.
Veliaj e ka celësuar si mrekulli faktin që nga ai aksident janë vetëm 5 persona të lënduar dhe janë mirë.
Pjesë nga fjala e Veliajt:
Është një zonjë që po mbahet në obervim për disa orë pasi merrte më parë mjekim për tensionin. Duas të falenderoj të gjithë mjekët të cilët ndërhynë menjëherë. Duke qenë se makina kishte rënë përmbys ishte e nevojshme ajo lloj ndërhyrje.
Kjo konsiderohet mrekulli sepse janë vetëm 5 persona të lënduar jetë ndërkohë kur në aksident u përfshinë 2 automjete, ku një prej automjeteve ishte autobuz, disa ton më i rëndë më i rëndë se makina. Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër kështu që ishte një fat i mirë dhe duhet të jemi mirënjohës që nuk pati lëndime më të rënda. /Priza.al