VIDEO/ Bilanc tragjik nga aksidenti në autostradën Fier-Vlorë, humbin jetën 3 persona

3 persona humbën jetën sot në aksidentin e ndodhur në autostradën Fier-Vlorë.

Policia bën me dije se 3 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se automjeti i shkatërruar që shihni në videot e mëposhtme, ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga si pasojë e një goditjeje që ka marrë nga mbrapa nga një automjet me shpejtësi shumë të lartë.

Të dy automjetet kanë përfunduar jashtë rruge por dëmtimet më të mëdha i ka marrë automjeti ku ndodheshin dhe 2 fëmijë.

Në vendngjarje shihen banorë të zonës, efektivë policor të cilët shkojnë te makina, dhe fillojnë punën për nxjerrjen e trupave që ndodhen në të.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *