Detaje të tjera, kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin e ndodhur te “Rruga e Kavajës”.
Mësohet se 39-vjeçari ka rezultuar pozitiv, nën efektin e lëndëve narkotike nga testi i bërë nga policia.
Sakaq, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur ccifti i bashkëshortëve dhe foshnja e tyre 3 muajshe.
Pas kryerjes së testit të drogës, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.