Mbyllet Selia e Kombeve të Bashkuara! Shkak bëhet alarmi i dhënë pasditen e sotme, pasi një person i armatosur ndodhet aty dhe refuzon të largohet. Mediat bëjnë me dije se Policia ka rrethuar zonën dhe zyrat dhe thuhet se po negocion me personin e armatosur. Qëllimet e tij mbeten të panjohura deri më tani.
Në videot e publikuara në mediat shfaqet një burrë me këmishë të kuqe dhe xhaketë kafe duke ecur para ndërtesës. Departamenti i Policisë së Nju Jorkut i bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg godinës. “Për shkak të një aksioni policor shmangni këtë zonë”, thuhet në njoftim.
BREAKING: Police responding to a scene where a man is spotted with a gun walking outside United Nations (UN) HQ in New York pic.twitter.com/NWvAg8IFQC
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) December 2, 2021
“Ne e kemi mbyllur ndërtesën për shkak të aktivitetit të policisë që po ndodh jashtë OKB-së”, tha për CNN-in, Stephane Dujarric. “Të gjithë janë në ndërtesë për momentin, kompleksi është i mbyllur”, tha ai.
Ndryshe, takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së po vazhdon aktualisht.
;
⚡️Police cordon surrounds UN headquarters in New York
Reports suggest an unknown person entered the building, as the authorities respond to an ‘armed man’ in the area. The @UN are the globalists behind this with @wef and @ProfKlausSchwab pic.twitter.com/ngmWzho5NX
— Supporters of The PPC – Oxford County ?? (@OxfordCountyPPC) December 2, 2021
/Burimi: Protothema/ Përshtati: Priza.al/