VIDEO/ Alarmohen studentët që jetojnë në konviktet e QS-së: Nuk ka vende për ne, afganët do të strehohen për dy javë

Sudentët të cilët jetojnë në konvikte janë të shqetësuar pas lajmit se afganët do të vijnë në Shqipëri dhe do të zhvendosen në konvikte. Mësohet se administratorët e konvikteve të tyre u kanë thënë se duhet të lirojnë dhomat.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja e FaxNews: Përshëndetje jam e interesuar për të ditur nëse ka vende për tu futur në konvikt, jo për vete por për një të afërmin tim që jeton jashtë.

Përgjegjësja e konviktit: Jo për momentin jo, se jemi duke akomoduar studentët që kemi këtu se kemi një emergjencë.

Gazetarja: Ne dëgjuam se do vinin këta afganët të strehoheshin këtu, është e vërtetë?

Përgjegjësja e konviktit: Po, dy javë do të rrinë këtu.

Gazetarja: Do rrinë dy javë?

Përgjegjësja: Po

Gazetarja: Në të gjithë konviktet?

Përgjegjësja e konviktit: Jo në të gjithë konviktet, por janë disa godina që po i zbrazim tani dhe po i akomodojmë te godinat e tjera.

Gazetarja: Për dy javë, pastaj do ikin?

Përgjegjësja e konviktit: Pastaj do fillojnë regjistrimet, ndaj do interesohesh më vonë nga shtatori.

vijon…

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *