Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim këngëtarin italian me famë botërore Albano Carrisi. Në një postim në rrjetet sociale kreu i shtetit thotë se Al Bano frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci dhe shpresë.
POSTIMI I METËS
Shumë i lumtur nga vizita e këngëtarit italian me famë botërore, Albano Carrisi.
Me zërin dhe muzikën e tij Al Bano frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci dhe shpresë, ndaj nuk mund të mos këndonim së bashku, edhe me shumë miq të tjerë artistë, hitin e tij “Liberta”, që jehon aq fuqishëm sa tre dekada më parë në zemrat tona.
Albania – Al Bano do të mbeten gjithmonë të pandarë.
“Libertà, Quanti hai fatto piangere!
Senza te, Quanta solitudine!
Fino a che, Avrà un senso vivere
Io vivrò, Per avere te”