VIDEO/ Ambasada amerikane publikon pamjet nga stërvitja e madhe ‘Defender 21’

Ka nisur sot në Portin e Durrësit stërvitja e madhe, me dislokimin që ndodh për herë të parë në Europë, që pas Luftës së Dytë Botërore, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi.

Stërvitja ushtarake, e organizuar nga ushtria amerikane në Europë dhe Afrikë, ku marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere, do të zhvillohet në 7 baza të ndryshme në vendin tonë.

Ambasada amerikane ka postuar pamjet nga evenimenti, ku nuk munguan as gjeneralët amerikanë.

“Si pjesë e Ceremonisë së Hapjes DefenderEurope 21 dhe Ditës së Vizitorëve të Shquar në Portin e #Durres Gjeneralët e SH.B.A. Tod Wolters, Jeffrey Harrigian dhe Christopher Cavoli, @USAmbAlbania dhe personalitete të tjera dolën në anijet e Rojës Bregdetare Shqiptare për të parë transferimin e automjeteve në det si pjesë e operacionit të Përbashkët të Logjistikës. Ky operacion, po provohet për herë të parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore,” shkruan ambasada.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *