Teksa na ndajnë më pak se tre orë nga finalja e madhe ndërmjet Italisë dhe Anglisë, afër stadiumit ‘’Wembly’’ kanë filluar grupimet e para të tifozëve.
Tifozët anglezë dinë si të festojnë në raste të tilla, dhe kështu duket dhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale.
Të veshur me bluzat e skuadrës së tyre, duke kënduar kore të ‘’3 Luanëve’’ dhe me flakadanë në dorë tifozët anglezë festojnë si në rast të një triumfi.
Shpresojmë që mos t’ju ngrijë buzëqeshja në fytyrë dhe Italia të shpallet kampione Europe.
/Priza.al/