Nuk është një skenë filmi, por një ngjarje e vërtetë e cila vjen nga Rusia, më specifikisht nga qyteti Kostromi. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet, ku fqinjët kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar disa fëmijë, që kishin ngecur në apartamentin e përshirë nga flakët.
Burrat që u përfshinë në procesin e shpëtimit, janë ngjitur deri në lartësinë e katit të tretë nëpërmjet tubit të jashtëm të kullimit. Më tej ato i kanë tërhequr të tre fëmijët një nga një duke ja kaluar njëri tjetrit derisa i kanë zbritur në tokë, duke i shpëtuar ato.
Ky moment është fiksuar nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë qenë të tmerruar në ato çaste. Mediat lokale raportojnë se në momentin që zjarri kishte shpërthyer, dera e apartamentit ishte mbyllur nga prindërit që në ato momente nuk ishin brenda. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.