Video/ Apeli për vaksinim nuk ‘pi ujë’ me shqiptarët, as mbyllja e kafeneve nuk i ‘josh’ të ndryshojnë mendjen

Vaksinimi është termi më i përdorur i vitit 2021 dhe si i tillë është edhe problemi kryesor jo vetëm i popullit shqiptar, por i mbarë botës. Si mënyra e vetme për të ‘shpëtuar’ e për të festuar fundin e pandemisë, vaksinimi shihet në mënyrë skeptike nga një pjesë e konsiderueshme e popullsisë.

Si në pjesën më të madhe të dilemave, edhe vaksinimi i ka ndarë njerëzit në dy grupe: në ata që e shohin si mënyrën shpëtimtare nga virusi Covid19 që ka pushtuar planetin, si dhe në ata që e shohin më me skepticizëm dhe nxiten kryesisht nga shpërndarja e informacionit të rremë në rrjetet sociale, që bazohen nga mite të ndryshme e jo në shkencë.

Shkencëtarët në mbarë botën kanë punuar gjatë vitit të fundit intensivisht për të krijuar vaksinat kundër COVID-19 që ka shkatuar mbi 5 milionë viktima dhe ka infektuar mbi 200 milionë vetë në mbarë botën. Deri në momentin që nuk kishte akoma vaksinë, të gjithë shpresonin të kishte një ilaç shërimi ndaj virusit, por pas momentit të daljes së vaksinës një pjesë e konsiderueshme u distancua nga vaksinimi dhe anuan nga e kundërta.

Megjithatë në vendin tonë prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 2,111,797 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Janë kryer 1,075,332 doza të para; 965,964 doza të dyta; 70,501 doza të treta.

“Priza TV” ka marrë në pyetje së fundmi disa qytetarë të Tiranës në lidhje me këtë situatë ku kanë dhënë mendimin e tyre për vaksinimin dhe tregojnë nëse e kanë kryer apo jo.

Gazetarja e ‘Priza.al’, Griselda Katirai, në rubrikën ‘Mikrofoni në Prizë’ ka pyetur qytetarët a janë vaksinuar dhe nëse jo, si do ja bëjnë në rastin që po diskutohet për një mbyllje të mundshme të bareve dhe restoranteve për të gjithë personat e pavaksinuar.

Kanë qenë të paktë ata të cilët janë shprehur se e kanë kryer vaksinimin dhe pjesa më e madhe e tyre janë shprehur se nuk janë vaksinuar dhe se as nuk kanë ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë. Në rast se do të duhet patjetër certifikata e vaksinimit për të hyrë në ambiente të mbyllura, ata janë shprehur se do ia mundësojnë vetes kafenë në shtëpi apo do gjejnë një mënyrë tjetër, por jo të VAKSINOHEN.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *