VIDEO/ ‘Apokalipsi’ në Stamboll, moti ekstrem i merr jetën 4 personave! Pamjet e ‘frikshme’

Të paktën katër persona, duke përfshirë një shtetas të huaj, vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të hënën pasi stuhitë e forta goditën qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin dhe rajonet përreth tij dhe ndërsa gruaja vdiq në vendngjarje, fëmija tani po trajtohet në spital. Dëshmitarët përshkruan se si nëna e hodhi trupin e saj mbi fëmijën në përpjekje për ta mbrojtur atë në momentin e fundit para se të rrëzohej çatia.

Dy gra vdiqën në rrethet Esenyurt dhe Sultangazi të Stambollit, ndërsa një punëtor ndërtimi vdiq kur një mur që u shemb e shtypi atë në provincën veriore të Zonguldak. Një person vdiq në Kocaeli teksa po përpiqej të forconte çatinë e shtëpisë së tij pasi erërat e forta shkatërruan strukturën dhe e çuan atë në një rrugë.

Vdekjet përfshinin një grua që vdiq duke u përpjekur të mbronte djalin e saj nga rrëzimi i çatisë në Esenyurt. Si gruaja ashtu edhe djali i saj thuhet se u varrosën nën çati

Për shkak të stuhisë së egër, sipas administratës së universiteteve, arsimi u pezullua.

Mësohet se kanë mbetur të plagosur 19 persona, ndër të cilët tre me lëndime të rënda ndërkohë që shërbimet kompetente punojnë me përkushtim në terren.

Sipas mediave të huaja, gjatë ditës kur ndodhi stuhia e paprecedentë – të hënën – Bosfori ishte mbyllur për trafikun detar dhe as tragetet nuk lëviznin.

Veç kësaj, edhe disa fluturime të Turkish Airlines janë devijuar drejt qyteteve të tjera.

Stuhia shkaktoi kaos në metropolin prej 15 milionë banorësh – të paktën tetë persona u lënduan në qytete të tjera për shkak se era rrëzoi një kullë sahati, shkuli pemët, por edhe përmbysi automjetet.

/Burimi: The Telegraph/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *