Video/ Arbër Hajdari në prag martese, i kërkon këshilla Donaldit për propozimin! Ja sugjerimi tij

Mbrëmjen e djeshme, “Vëllai i Madh” u dha si sfidë banorëve që të improvizonin në shtëpi disa nga programet që transmetohen në Top Channel. Yjet ndanë rolet dhe emisionet dhe pasi u përgatitën i shfaqën ata për njëri-tjetrin dhe publikun.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, teksa Isli Islami ishte live me emisionin “Wake Up” bëri një lidhje të drejtpërdrejtë me shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Moderatori i njohur u la drejtimin e programit dy banorëve, Einxhel dhe Donald.

Këta të fundit ishin drejtpërdrejtë me “Wake Up” për gjysmë orë dhe e gjeni dot se kë intervistuan? Opinionistin e “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari, të cilit i bënë pyetje nga jeta private deri tek ajo profesionale.

Një pjesë e shkurtër e intervistës:

Donaldi: Unë doja të dija në fakt për të tashmen. Arbër si është jeta jote dashurore?

Arbëri: Është shumë mirë Donald. Jemi në një fazë shumë interesante

Donaldi: Çfarë faze është kjo Arbër?

Arbëri: Kjo është faza që po mendoj se si ti propozoj për martesë

Einxhel: E di e fejuara juaj se ti po e mendon këtë?

Arbëri: E kam lënë në gjumë

Donaldi: Domethënë ka një bashkëjetesë në mes. Të sugjeroj që të mos vonosh shumë, se fakti e ka dëgjuar do të thotë…

Arbëri: Shiko Donald nëse ke ndonjë ide mund të më ndihmosh

Donaldi: Nuk besoj se duhet të ta them këtu se do e marrin vesh të gjithë. Prit edhe… nuk e di sa, se ndoshta dal edhe me këtë nominim, nuk i dihet

Arbëri: Tani sido që të shkojë puna, dije se ne propozim e martesa para se të mbarojë BB VIP nuk bëjmë. Nuk ka as dasma, as lajme, ka vetëm “Big Brother”

Kujtojmë se pak kohë më parë, ai është fejuar me Vlera Devollin, një vajzë që vjen nga fusha e biznesit dhe që e ka bërë Arbrin shumë të lumtur.

Historia e njohjes së tyre është sa interesante, aq edhe e pabesueshme. Arbri dhe Vlera u njohën në një kohë kur ai jo vetëm që nuk ishte aspak në kërkim të dashurisë, por as nuk priste që ta gjente atë në Kosovë.

/Burimi: Gazeta Shqip/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *