Sfida e javës në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ i ka detyruar banorët që të futen në nga një kuti prej kartoni dhe të qëndrojnë aty sa më shumë të munden. Normalisht qëndrimi në kuti do i vendoste në vështirësi banorët, pasi do të kishin edhe nevojën për t’u ushqyer dhe të shkonin në tualet.
Aktorja Arjola Demiri ka dalë e fundit nga kutia, por rezistimi i saj për të qëndruar brenda kutisë për një kohë të gjatë, nuk ka qenë fare i lehtë.
Arjolës i është dashur të kryejë nevojat personale brenda kutisë, në pamundësi për të shkuar në tualet.
Arjola i ka kërkuar ndihmë banores Xheisarës, ku i ka thënë që të hapte çezmen e uijt që mos të dëgjohej zhurma. Këngëtarja e ka ndihmuar që të kalonte situatën e sikletshme.
/Priza.al/