Video/ Arratisja spektakolare nga burgu i Kinës! Shpërblimi për këdo që ndihmon në kapjen e dezertorit

Autoritetet kineze kanë ofruar një shpërblim të barabartë me më shumë se 23 mijë dollarë për kapjen e një dezertori i Koresë së Veriut, i cili u arratisë nga burgu në qytetin verilindor të Jillin të hënën.

Sipas CNN,  i burgosuri, i identifikuar si Zhu Xianjian, hyri ilegalisht në Kinë në vitin 2013. Tre vjet më vonë, ai u dënua me 11 vjet burg për kalim ilegal kufiri dhe për vjedhje, për t’u ndjekur më pas edhe me dëbim, sipas një vendimi të gjykatës.

Një njoftim shpërblimi i lëshuar nga burgu i Jilin, tha se Zhu u arratisë të hënën pasdites (kohë lokale) pasi u ngjit në një kasolle pranë një porte derisa të burgosurit po përfundonin punën në oborr.

Njoftimi ofron një shpërblim prej 15, 600 dollarësh për informacionin që ndihmon policinë ta kapë atë. Çmimi mund të rritet në 23,400 dollarë për të dhëna që çojnë drejtpërdrejt në arrestimin e tij – pothuajse pesë herë më shumë se të ardhurat mesatare vjetore të banorëve të qytetit Jilin dhe më shumë se nëntë herë të atyre në zonat rurale.

Arratisja dramatike e Zhu u kap në një video nga kamerat e sigurisë e postuar në mediet sociale kineze nga një numër i medieve shtetërore.

/Burimi: CNN/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *