VIDEO/ Asllani humb rastin e artë në ndeshjen e çmendur, Barcelona dhe Inter barazojnë mes spektaklit

Natë emocionuese në Champions League. Inter është me një këmbë në fazën tjetër, ku në ndeshjen e katërt të grupeve ka barazuar 3-3 me Barcelonën në Camp Nou.Pjesa e parë pa katalanasit që dominuan totalisht, ndërsa ekipi nga Milano zgjodhi të provojë me kundërsulme, duke u treguar jo rrallë herë e rrezikshme, pasi Dzeko gjeti traversën.

Barcelona i falet Dembeles, me golin e tij në fund të fraksionit. Pjesa e dytë do niste mjaft mirë për të besuarit e Inzaghit, veprim fantastik i Nico Barella që barazon shifrat dhe dërgon në  festë ata tifozë që kishin udhëtuar për në Spanjë.

Në minutën e 60-të, Lautaro Martinez do tregonte se mbetet një nga sulmuesit më të mirë në Europë, kur pas assisti të Calhanoglu, përmbys ndeshjen.

Skuadra e Xavit ishte totalisht e ç’orientuar në fushë, ndërsa tifozët vendas dukeshin të zbehtë në shkallët e stadiumit të Camp Nou. Leëandoëski barazon shifrat 10 minuta nga fundi. Në limite, Gosens mposht Ter Stegen, duke shuar shpresat e Barcelonës.

Në po këtë grup, Bayern nuk ka falur aspak, duke mundur 2-4 Plzen. Bavarezët kryesojnë grupin me 12 pikë, Inter ka 7 të tilla dhe renditet e dyta, ndërsa Barcelona ka grumbulluar 4 pikë.

Gt

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *