Ish-oficeri i policisë, Xhelal Reçi është gjetur i vrarë me armë zjarri rreth orës 07:23 në një nga rrugët kryesore të qytetit të Laçit, pranë biznesit të tij.
Ndërkohë në afërsi të lumit është gjetur dhe një makinë e djegur që mendohet se ka lidhje me ngjarjen.
Makina është tip “Toyota” dhe dyshohet të jetë e autorëve. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë kanë shkuar grupe të FNSH-së.
Njoftimi i policisë:
Kurbin
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në qytetin e Laçit, në Milot, Kurbin është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.
Vijon puna intensive për fiksimin e çdo provë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
/Priza.al/