VIDEO/ Avionët, garë me njëri-tjetrin para uljes në pistë. Kapiteni lajmëron pasagjerët: Po na sfidojnë, vendosni rripat!  

Nuk ka vetëm shoferë të çmendur që garojnë në autostrada me shpejtësi duke rrezikuar jetën dhe të tjerët. Ka edhe pilotë që bëjnë gara me avionë, e për më tepër me avionë pasagjerësh.

Kështu ka ndodhur edhe në SHBA kur dy avionë pasagjerësh organizuan një garë gjatë kohës kur ishin duke zbritur në pistën e aeroportit të “San Franciskos”.

Kompanitë ajrore të “United Airlines” dhe “American Airlines” fluturuan paralelisht kur iu afruan aeroportit, ndërkohë që pasagjerët filmuan ngjarjen.

A Worry for Some Pilots: Their Hands-On Flying Skills Are Lacking - The New York Times

Kapiteni i avionit i ka njoftuar pasagjerët me anë të një regjistrimi zanor, që të vendosin rripat e sigurimit në mënyrë që të sfidojnë në garë avionin tjetër.

“Zonja dhe zotërinj, ky është kapiteni juaj që flet. Nëse shikoni në anën e djathtë nga avioni, do të vini re se ‘Fluturimi 198’, na sfidon në një garë. Lidhni rripin e sigurimit, sepse kjo punë po bëhet e vërtetë”,– tha ai.

Në momentin që dy avionët prekin tokën, janë në pista paralele jo më larg se 220 metra. Si përfundim avioni i “American Airlines” zbriti i pari, duke lënë pak sekonda pas atë të “United Airlines”.

https://www.youtube.com/watch?v=Yd-ponmtvcM

A Worry for Some Pilots: Their Hands-On Flying Skills Are Lacking - The New York Times

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *